Sondazhi, kush mund ta qeverisë më mirë Shqipërinë?

Sondazhi, kush mund ta qeverisë më mirë Shqipërinë?

Analisti Eduard Zaloshnja publikoi sot një sondazh të kryer prej tij, ku pyetjes “A mendoni se, përgjithësisht, punët në Shqipëri mund të shkojnë më mirë duke pasur Ramën kryeministër apo Bashën?, 61% e qytetarëve janë shprehur me Ramën kryeministër ose ndoshta me Ramën, ndërsa 39% me Bashën.

I kontaktuar nga ATSH, Zaloshnja shprehet se nga shkurti deri në nëntor anketuesit e vendosur për të votuar një parti apo një tjetër, si dhe votuesit e lëkundur, kanë qenë të ndarë si me thikë rreth kësaj pyetje: Rreth 60% (+/-1%) janë të mendimit se punët mund të shkojnë më mirë në Shqipëri me Ramën kryeministër ose ndoshta me Ramën (pjesa tjetër anojnë nga Basha)”.

“Duke ditur se PS-ja dhe disa deputetë që iu atashuan paraprakisht asaj në zgjedhjet e 2017-ës, morën vetëm 50% të votave, duket si paradoksale që votuesit e mundshëm aktualë (votues të vendosur e të lëkundur) kanë një raport 60% me 40% në opinionin rreth liderit të mazhorancës dhe opozitës. Por, një zhytje më thellë në sondazhe na tregon se kuotat personale të Bashës kanë qenë vazhdimisht poshtë kuotave të koalicionit të tij (qysh nga viti 2015), ndërkohë që kuotat personale të Ramës kanë qenë vazhdimisht më lart kuotave të koalicionit të tij (qysh nga viti 2000)”, nënvizoi Zaloshnja.

Zaloshnja sqaron se “fjala vjen, një tifoz i Tiranës, e përkrah atë pa lëkundje kur luan kundër Partizanit. Por gjithsesi, mund të jetë i ndërgjegjshëm se Partizani ka qenë superior ndaj Tiranës në 6 vitet e fundit”.

“Një votues i djathtë (i vendosur apo i lëkundur) mund të dojë që Basha të jetë kryeministri i Shqipërisë. Por gjithsesi, mund të jetë i ndërgjegjshëm se Basha s’ka aktualisht këllqe për të qeverisur. Pas disa vitesh, ndoshta edhe mund të ketë…”, tha Zaloshnja për ATSH-në.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 20:48

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.