Sondazhi për Dibrën, kush e meriton besimin e dibranëve ?

Sondazhi për Dibrën, kush e meriton besimin e dibranëve ?

Agjencia e Lajmeve Flaka publikoi të mërkurën sondazhin online në Facebook në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunën e Dibrës.

“Vota për Dibrën. Cili kandidat është përzgjedhja e juaj për Kryetar të komunës së Dibrës ?”, është pyetja e lansuar nga redaksia.

Opsionet e përgjigjeve janë: Hekuran Duka – BDI, si dhe Arben Agolli – ASH.

Duke është ushtrues detytre – Kryetar komune në Dibër, dhe Arben Agolli ka qenë kandidat për Kryetar komune në zgjedhjet lokale 2017.

Sondazhi do të jetë i hapur në 10 ditët e ardhëshme. Janë mbi 32.000 votues potencial që mund të shprehin preferencën e tyre, pa llogarit edhe vizitorët e rastit që nuk janë ndjekës të faqes së A.L Flaka në Facebook.

Sondazhi zhvillohet në menxhim nga Facebook dhe nuk mund të ndikohet në asnjë mënyrë nga redaksia apo ndonjë faktor tjetër.

Nga një profil mund të votohet vetëm njëherë, me mundësi që vota të tërhiqet ose të ndryshohet për njërin nga kandidatët.

Redaksia Flaka nuk mban përgjegjësi për rezultatet e sondazhit online.

Kujtojmë që ky sondazh nuk përmban ndonjë koncept shkencor dhe nuk paraqet sondazh (hulumtim) profesional, andaj dhe rezultatet finale nuk mund të llogariten si matës real i bindjes së opinionit publik.

Linku i sondazhit:

https://www.facebook.com/189994988041760/posts/785266361847950?sfns=mo

Në sondazh nuk mund të kufizohet vetëm trupi votues në territorin e komunës së Dibrës prandaj nuk mund të paraqet vlerësim të saktë për vullnetin e elektoratit dibran.

Mund të votojnë të gjithë ndjekësit.

Sondazhi mund të llogaritet si pikë referimi por jo edhe sondazh me përmasa shkencore hulumtimi.

Pas mbylljes së sondazhit, redaksia do të publikon rezultatet në rubrikën e veçantë për Zgjedhjet – 2019, nënkategoria Zgjedhje të parakohshme Lokale.

Agjencia e Lajmeve Flaka është regjistruar si medium elektronik në KSHZ dhe do të ndjek fushatën për Zgjedhjet Presidenciale dhe ata të parakohshme lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 20, 2019 11:29

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA