Sot pritet që Athina me notë verbale ta njoftojë Shkupin për dy ratifikimet

Sot pritet që Athina me notë verbale ta njoftojë Shkupin për dy ratifikimet

Sot pritet që Athina me notë verbale ta njoftojë Shkupin se e ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës dhe protokollin për anëtarësim në NATO.

Këtë e bëri të ditur ministri alternativ për Punë të Jashtme i Greqisë, Georgios Katrougalos. Ai i ka sqaruar hapat e ardhshëm, që kur Kuvendi grek të premten dha dritë të gjelbër për protokollin për anëtarësim në NATO, kurse më 25 janar e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës.

“Do të dërgohet notë verbale ku do të njoftojmë për ratifikim e marrëveshjes dhe në vazhdim Maqedonia e Veriut do t’i njoftojnë Kombet e Bashkuara, por edhe të gjitha vendet anëtare që e kanë pranuar nën emrin kushtetues, kështu që nga tani pranimi do të jetë me emrin e ri kushtetues. Dhe natyrisht, nga e hëna nisin obligimet e saja, emrat e rrugëve, objekteve, dokumenteve që kanë emrin e vjetër”, shpjegoi ministri grek.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 11, 2019 09:11

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.