Spaho “shpërthen” ndaj kryeministrit: Je arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin

Spaho “shpërthen” ndaj kryeministrit: Je arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi sot se do të flasë nesër për çështjen “Xhafaj”.

Nëpërmjet reagimti të tij Spaho shkruan se kryeministri Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin dhe se opozita sipas tij prej 5 vjetësh po lufton lidhjet e Ramës me krimin e organizuar!

“Edi Rama në përpjekje për të mbrojtur klikën e tij të inkriminuar paska thënë që nuk jemi të gjithë njësoj. Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojme prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar”, shkruan Spaho.

Ai vijon më tej në reagimin e tij:

“Edi Rama është ai që emëron Ministrat e Brendshëm me lidhje familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës! Ne jemi ata që e zbulojnë këtë të vërtetë!

Ne nuk jemi njësoj! Ne anëtarësuam vendin në NATO dhe hoqem vizat! Edi Rama, me bashkëqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian të vendit”, shkruan Spaho”./noa.al/

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 22:21
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...