Spasovski në Forumin e Salcburgut: I mbështesim të gjitha nismat e përbashkëta në përballjen me sfidat e emigracionit

Spasovski në Forumin e Salcburgut: I mbështesim të gjitha nismat e përbashkëta në përballjen me sfidat e emigracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme ministrore të Grupit miqtë e Forumit të Salcburgut që u mbajt në Vjenë, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut së bashku me vendet nga rajoni e njohin rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare për zhvillim dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo, theksoi Spasovski, paraqet prioritet në bazë të të cilit sendërtohet siguria dhe stabiliteti politik i shteteve në Evropë.

“Duke e pasur parasysh këtë, gjatë periudhës së kaluar ishim iniciatorë për nënshkrimin e disa marrëveshjeve me vendet e fqinjësisë, por edhe nga rajoni, posaçërisht në fushën e shkatërrimit të grupeve kriminele të cilat kryejnë vepra penale të kontrabandimit të emigrantëve dhe tregtisë me njerëz”, tha Spasovski në konferencën kushtuar temës “Kontrabandimi i emigrantëve dhe mbrojtja e kufijve”.

Siç kumtoi MPB, ministri Spasovski, duke i prezantuar treguesit statistikor, si dhe një sërë aktivitetesh që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme i ndërmorën gjatë periudhës së kaluar në drejtim të parandalimit të kalimit ilegal të kufirit, foli për problematikën e mbrojtjes së kufirit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut jep mbështetje të pakontestueshme për të gjitha nismat e përbashkëta – formale dhe joformale – në përballje me sfidat e emigracionit dhe luftën kundër dukurive kriminele, të cilat janë pasojë e domosdoshme e emigracionit. Suksesi i secilit shtet varet nga vendosja e mekanizmave efektive për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal dhe nga këmbimi i informatave operative. Por, ajo që është më se e domosdoshme është qasja e integruar dhe sistematike, e cila do të mundësojë vendosje të hapësirës së posaçme dhe të vetme të sigurisë me instrumente adekuate juridike, dhe në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, por edhe për luftë efikase kundër kriminelëve”, potencoi Spasovski.

Në konferencë për shtyp, në kuadër të Forumit të Salcburgut, Spasovski para ministrave të pranishëm dhe pjesëmarrësve në forum dërgoi porosi të qartë se pa bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim, efektet dhe cilësia e luftës kundër kontrabandimit të emigrantëve dhe migracionit ilegal, nuk mund të jenë në nivel maksimal.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 19:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA