Specia që dyshohet se ka mbijetua që nga Epoka e Akullnajave

Specia që dyshohet se ka mbijetua që nga Epoka e Akullnajave

Hulumtuesit besojnë se një specie e rrallë, që është gjetur në një shpellë gëlqerore në Vankuver të Kanadasë, mund të ketë mbijetuar që nga Epoka e Akullit.

Derisa fillojë shkrirja e madhe para 18 mijë vitesh, i gjithë ishulli bashkë me shpella, ishte i mbuluar nga shtresa e trashë e akullit.

Kjo specie e panjohur më parë, që tani është quajtur Haplocampa wagnelli, është e hollë dhe e gjatë, tipike për atropodët e nëntokës.

Sipas hulumtuesve në Cavers Craig Wagnell dhe Alcala University në Spanjë, këto krijesa janë zhdukur para 26 mijë vitesh, ndërsa mbijetesa e tyre në një terren të tillë është shumë i habitshëm.

Krijesa të ngjashme janë gjetur në Oqeanin Paqësor, Ishujt Japonez dhe Gadishullin Korean. Gjë që lë të mendohet, se janë larguar prej të afërmve në Azi dhe kanë migruar në Vankuver, kur ka nisur shkrirja.

Gjallesa e gjetur para një vitit, i ka antenat, abdomenin dhe këmbët më të shkurtra dhe të trasha se të afërmit e mundshëm.

Me këto forma trupore, krijesa mund të mos jetë banore vetëm e nëntokës, por edhe e hapësirave me dhe që ndodhen në sipërfaqe mbi tokë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2019 22:48
Loading...