Spitali i fëmijëve i Cyrihut me gjest human për 5 vjeçarin nga Maqedonia | VIDEO

Spitali i fëmijëve i Cyrihut me gjest human për 5 vjeçarin nga Maqedonia | VIDEO

Se Spitali i fëmijëve i Cyrihut në Zvicër ofron ndihma humanitare, nuk është risi dhe e pazakonshme. Antarët e familjes të një viktime nga djegia, tani kanë filluar aksionin humanitar për të grumbulluar fonde të cilat do t`i mbulonin shpenzimet e trajtimit.

Elifi është vetëm pesëvjeçar. Gjatë një zjarri në pranverën e vitit të kaluar në vendlindjen e tij në Maqedoni, gjysma e sipërfaqes së trupit i ishte djegur dhe tani ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Për këtë arsye, Spitali i fëmijëve i Cyrihut, e ka marrë përsipër Elifin për trajtim dhe përkujdesje të mëtutjeshme. Natyrisht, e gjithë kjo është organizuar në baza humanitare.

 „Brenda një viti ndodhin dhjetë deri dymbëdhjetë raste sikur ky i Elifit“, pohon Clemens Schiestl, udhëheqës i Qendrës për fëmijë me djegie të pësuara i Spitalit për fëmijë në Cyrih.

Në raste të zakonshme, të afërmit e paraqesin rastin e tillë në spital. „Në rastin e Elifit, fillimisht kemi kërkuar mundësi të trajtimit nëpër vendet e ish Jugosllavisë, por nuk gjetëm ndonjë zgjidhje“, vazhdon më tej Schiestl, përcjellë Shtegu.com. Sipas tij, në 90 për qind të rasteve, viktimat janë nga të huajt: „Në vendet e zhvilluara sikur në Zvicër, duke iu falënderuar informimit dhe edukimit me kohë, shkaktohen shumë më pak viktima, se sa në vendet më pak të zhvilluara“.

Ajo që në rastin e Elifit është e pazakonshme: Për momentin është duke u zhvilluar një aksion humanitar me emrin „Elifi do të kthehet sërish“ në platformën „100 days“. Në këtë mënyrë familja është duke bërë përpjekje për të grumbulluar edhe 15.000 franga të tjera për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësor, të cilat pas 22 operacioneve kanë kaluar shumën e një gjysmë milioni frangash zvicerane. Projektin e ka inicuar familja e Elifit.

Projekti është duke u përkrahur nga „Hautstigma“, një organizatë e Soitalit të fëmijëve për përkrahje të fëmijëve me djegie të pësuara. Me këtë rast, bëhet fjalë për një ekip interdisiplinar të përbërë nga mjekë specialistë dermatologë, që është unike në gjithë Zvicrën.

Spitali i fëmijëve nuk tubon të holla për persona individualë, por e përkrahë aksionin e fëmiljes, ka pohuar më tej Schiestl për „Aargauer Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Ai është i bindur për suksesin e projektit: „Që nga fillimi i trajtimit, familja ka filluar grumbullimin e të hollave dhe deri më tani ka paguar 100 mijë franga për trajtimin e Elifit“, ka vazhduar më tej Schiestl. Edhe përkundër faktit së sigurimi shëndetësor maqedonas ka deponuar një shumë prej 60 mijë frangave për Elifin, shpenzimet e tjera ende janë të pambuluara. Schiestl thekson: „Në rastin si të Elifit, Spitali për fëmijë ofron çmime të trajtimit të cilat janë dukshëm deficite“.

Për të mos u rrezikuar aksionet e tilla humanitare të Spitalit të fëmijëve në të ardhmen, „Hautstigma“ e përkrahë aksionin humanitar të familjes së Elifit. Sipas Schiestl, situata ligjore është e tillë që spitalet janë nën një presion të lartë të shpenzimeve. Po që se nuk tubohen të hollat e nevojshme, Schiestl dhe familja janë të detyruara të kërkojnë një mënyrë tjetër. Në këto raste, donatorëve u kthehen të hollat e dhuruara nga platforma 100-Days. Aksioni do të zgjasë edhe 50 ditë. (Shtegu.com)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 4, 2018 18:52
Loading...

Gostivar
19°
16°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE