Stimulohen idetë e nxënësve, 34 shkolla fituese të grandeve për inovacione

Stimulohen idetë e nxënësve, 34 shkolla fituese të grandeve për inovacione

34 shkolla fillore dhe të mesme përfituan grande nga fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik në vlerë prej gjashtë milion denarësh.

Qeveria po punon në vazhdimësi për rritjen e mjeteve financiare për hulumtuesit e rinj, ndërkohë nga Fondi për inovacione potencojnë se 54 shkolla shfrytëzojnë mjete këtë vit për realizimin e ideve inovative dhe garim mes shkollash në vlerë prej 17 milion denarësh.

“Ka hapësirë që shkollat të paraqesin projekte, sepse nuk dihet se ku fshihen talentët e rinj, kimistë hulumtues të ardhshëm dhe teknikë. Me punë të palodhshme idetë e rëndomta në shkollë mund të shndërrohen në projekte të shkëlqyeshme”,- tha një nxënëse.

“17 milionë denarë më shumë në krahasim me vitin 2017, kur ka munguar përkrahja e tillë, medaljet e fituara nga garat ku garojnë nxënësit besoj se do të shtohen, që të kemi jo vetëm ndërmarrës të suksesshëm, por edhe shkencëtarë, sepse kjo është e ardhmja e një shteti serioz siç është RMV”,- tha drejtori i Fondit për Inovacione, Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.

“Me 6 milion denarë dhe 30 milion denarë për mentorët e nxënësve që janë pjesë e këtij projekti, stimulohet kreativiteti dhe hapet dimension i ri për nxënësit, që do të kontribuojnë në ndërtimin e kuadrove bashkëkohore të cilat tregu ynë dhe ai bashkëkohor i detekton dhe inkorporon”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Projektet fituese të grandeve janë nga të gjitha sferat, duke përfshirë ide inovative në ekonomi, bujqësi, ekologji dhe ndërmarrësi. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...