Strategjia e BE-së: Ja çfarë ndryshime duhet të bëjë Maqedonia që të integrohet në BE

Strategjia e BE-së: Ja çfarë ndryshime duhet të bëjë Maqedonia që të integrohet në BE

Sundimi i ligjit, rritja e ekonomisë dhe konkurrencës, zhvillimi i arsimit dhe sigurisë si dhe komunikimi digjital do të jenë disa nga fushat kryesore në të cilat do të priten ndryshime në Maqedoni por edhe në të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor që pretendojnë të integrohen në Bashkimin Evropian. Sipas asaj që u tha nga ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar për të gjitha këto ndryshime parashihen edhe mjete nga Bashkimi Evropian, raporton Portalb.mk.

“Në fushën e sundimit të ligjit duhet të bëhet analizë e legjislaturës, formimi i planeve të detajuara aksionare në të cilat do të jepen prioritetet e çështjeve kyçe, monitorimi i gjykatave të rasteve të mëdha të korruptuara të cilat janë në procedurë gjyqësore dhe misione për vlerësim dhe notim të këshillimeve. Sa i takon sigurimit dhe emigracionit, do të formohet shërbimi ndëragjent në Bruksel që do të ketë për detyrë të bëjë koordinim të Europolit dhe Eurojust, qendrave për drogë, agjencisë për realizim të trajnimeve me qëllim që të mund të koordinohet aktivitetet në rajonin Ballkanit. Sa i takon zhvillimit ekonomik dhe social do të ketë rritje të mjeteve financiare për zhvillim të sektorit privat, agjendës digjitale, për të cilën kemi në dispozicion 500 milion euro. Rritja e ekonomisë dhe konkurrencës, bashkëpunimi bilaterale dhe ndërkombëtar janë gjithashtu disa nga faktorët e rëndësishëm që e presin Maqedoninë dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Zhbogar.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar

Ai githashtu njoftoi se edhe arsimi paraqet njërën nga fushat të cilat priten të sjellin ndryshime të mëdha në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu Maqedoninë. Megjithatë, Erasmus+ mbetet njëri nga projektet me anë të së cilës parashihet të financohet në arsimin ballkanik.

Zhbogar gjithashtu njoftoi se: “Që të realizohet korniza e vitit 2025 duhet të ndodhin dy gjëra: fillimisht duhet të ndryshojë Bashkimi Evropian por edhe procesi i reformave në vendet kandidate. Konsideroj se kjo është shumë e rëndësishme sepse BE vetë fillimisht duhet të bëhet më e fuqishme, para se të bëhet më e madhe. Strategjia e sotme nuk përfshinë vetëm ndryshimet e shteteve kandidate por edhe tërë Bashkimi Evropian”.

Megjithëse përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini dhe Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han vlerësuan se ka momente pozitive për Ballkanin Perëndimor, euroambasadori Samuel Zhbogar tha se që shtetet e Ballkanit të integrohen në BE duhet edhe shumë punë.

“Por u tha qartë se për momentin asnjë shtet nuk është i gatshëm që të hyjë tash për tash në BE, dhe me shpejtësinë e realizimit të reformave që e kemi sot, në raport të gjendjeve që janë sot, në rajon nuk do të ketë nevojë të arrihet deri në atë nivel që të arrihet aty ku duhet. D.m.th. duhet të ndodh diçka dramatike që të mund të thuhet se një shtet do të arrijë të integrohet në BE më vitin 2025. Në strategji ka një apel që iu drejtohet liderëve që u bënë thirrje që nga tash të nisin me ndërmarrjen e aksioneve me qëllim që të arrijnë të bëjnë të mundshme dhe të arritshëm kornizën kohore 2025 që të ndodh”, tha Zhbogar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 6, 2018 19:23

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...