Strategjia e Brukselit, Zaev: Motiv dhe shpresë për vendin

Strategjia e Brukselit, Zaev: Motiv dhe shpresë për vendin

Pas publikimit të Strategjisë së Brukselit për Ballkanin Perëndimor, euroambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, e ka prezantuar përmbajtjen e saj para Qeverisë në Shkup.

Kryeministri, Zoran Zaev, e ka cilësuar si një ditë të rëndësishme për Maqedoninë. Sipas tij, në Strategjinë e publikuar thuhet se Maqedonia ka shënuar përparim të thuktë në rrugën e saj evropiane. Prandaj, KE është e gatshme të rekomandojë hapjen e negociatave bazuar në përmbushjen e kushteve, tha Zaev.

“Kjo nxitje e shtuar përbën një shpresë të madhe për Republikën e Maqedonisë, një motiv më shumë që të punojmë për t’i arritur vendet të cilat negociojnë me BE-në dhe ato janë Serbia dhe Mali i Zi për të cilat ka një plan të detajuar kohor. Për ne, për qytetarët e Maqedonisë kjo përbën një vërtetim për suksesin e përpjekjeve të deritanishme në të gjitha fushat reformuese të cilat i filluam”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Strategjia e BE-së mjaft qartë flet për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe interesat e saj për rajonin, por ka shumë punë për t’u bërë, tha ambasadori, Samuel Zhbogar. Sipas tij, Strategjia qartë flet se për çfarë arsye është në interes të BE-së ta ketë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Ajo përbën një investim që flet për ardhmërinë e BE-së.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, ai tha se ashtu siç është tani ai nuk është i gatshëm për anëtarësim në BE. Ka edhe shumë hapa dhe reforma për t’u bërë në rajon, por ka mundësi liderët e rajonit të ndërmarrin hapa urgjente që deri në vitin 2025 disa nga ata të bëhen anëtare të BE-së, tha Zhbogar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 6, 2018 19:08

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA