Strategjia për barazi gjinore, përfaqësimi i grave në vendimmarrje është i ulët. Kasapi: Të marrë fund ofendimi ndaj politikaneve

Strategjia për barazi gjinore, përfaqësimi i grave në vendimmarrje është i ulët. Kasapi: Të marrë fund ofendimi ndaj politikaneve

Përfaqësimi i grave në pozicione vendimmarrëse në sektorin publik vazhdon të mbetet i ulët, ndërkaq gratë janë të pakta në numër edhe si menaxhere në biznes.

Ishte ky konstatimi që doli nga debati në kuvend gjatë shqyrtimit të raportit vjetor për vitin 2018 për zbatimin e strategjisë për barazi gjinore.

Përfaqësimi në administratën publike shënon 50%. Nga ministritë njoftojnë se punësimi i femrave është në rritje, sikurse edhe trajtimi i barazisë gjinore.

“Gjatë 2014-ës pjesëmarrja e grave ka qenë 43%, përderisa në vitin 2018 është 49%. Do të thotë se çdo vit rritet pjesëmarrja e grave në masat aktive për punësim”,- u shpreh Gylten Mustafa nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

“Janë identifikuar 80 projekte të institucione kombëtare, sektorit civil dhe individëve të cilët trajtojnë qasjen tradicionale të gruas, burrit në të kaluarën në familje dhe shoqëri”,- tha Nada Beskova nga Ministria e Kulturës.

Kryetarja e klubit të deputeteve, Gjylymsere Kasapi, në emër të deputeteve të pushtetit dhe opozitës, porositi që të marrin fund ofendimet dhe diskriminimi drejtuar femrave në politikë.

“Dërgojmë porosi të qartë se s’do të tolerojmë deklarata ofenduese dhe diskriminuese, pa marrë parasysh se nga vijnë ato. Ne jemi të bashkuar të shqyrtojmë të gjitha instrumentet e mundura për reagime institucionale me ngritjen e iniciativave për plotësimin e Ligjit për barazi gjinore”,- tha deputetja, Gjylymsere Kasapi.

Nga Komiteti i Helsinkit u ankuan se qendrat për punë sociale vazhdojnë të diskriminojnë viktimat e dhunës familjare.

Nga faji nuk privohen as policia dhe gjyqësori gjatë zbardhjes së rasteve.

Sipas raportit vjetor të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, gjatë 2018-ës numri i viktimave nga dhuna familjare është 919.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 19:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...