Struga në aksion për largimin e lypsiqarëve të organizuar

Struga në aksion për largimin e lypsiqarëve të organizuar

Komuna e Strugës ne bashkpunim me SP –Strugë dhe Entin për pune dhe politikë sociale organizojnë aksion për ti larguar lypsit e organizuar. Nga komuna e Strugës thonë se ky aksion ka për qëllim largimin e lypësve të trafikuar ose organizuar nga persona që keqpërdorin gjëndjen e tyre.

“Meqënëse numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Strugës është shtuar, Komuna e Strugës e pa si të domosdoshme të ndërmerrte dicka në lidhje me të. Lusim të gjithë qytetarët e Strugës të kyçen në aksion ashtu që do ti paraqesin lypsit e organizuar në numrin 192 ose në faqen zyrtare të Komunës së Strugës”, thuhet në kumtesën e Komunës së Strugës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2019 14:23

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.