Studentët e Fakultetit të Arteve organizuan koncert me muzikë vokale instrumentale (FOTO)

Studentët e Fakultetit të Arteve organizuan koncert me muzikë vokale instrumentale (FOTO)

Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë vokale instrumentale. Ky është koncerti i dytë me radhë që organizohet nga studentët dhe profesorët e programit studimor Art muzikor.

Shefi i katedrës së Artit muzikor në Fakultetin e Arteve të UT-së Prof. Inor. Mr. Bajramali Idrizi tha se këto koncerte organizohen gjithsej dy herë, në përfundim të semestrit dimëror dhe në përmbyllje të semestrit veror.

Sipas tij këto koncerte kanë për qëllim që studentëve t’u jepet mundësia për të perfomuar në skenë para publikut. “Sot studentët tanë e përmbyllën vitin akademik me koncertin vjetor, gjatë të cilit ata performojnë dhe njëkohësisht me paraqitjen e tyre në  koncert e japin edhe provimin e lëndës që kanë. Studentët në këtë koncert prezantohen me vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë dhe është një kombinim i bukur sepse marrin pjesë orkestra, kori, solistët dhe instrumentistët” – tha Prof. Inor. Mr. Bajramali Idrizi.

Koncerti semestral i studentëve të Fakultetit të Arteve në të cilin ishin të pranishëm  profesorë dhe studentë të këtij fakulteti, filloi me korin e Universitetit të Tetovës me interpretimin e këngëve Lule Bore të Simon Gjonit dhe Dasma Arbëreshe nga Rauf Dhomi. Koncerti u përmbyll me Simfoninë nr.45 Hayden të realizuar nga orkestra e Universitetit të Tetovës.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 16, 2018 17:48

Publicitet


Moti sot
25°
25°
Sat
26°
Sun
24°
Mon
16°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE