Studentët e mjekësisë të UT-së praktikën do ta realizojnë në “8 Shtatori”

Studentët e mjekësisë të UT-së praktikën do ta realizojnë në “8 Shtatori”

Me rastin e 7 Prillit Ditës botërore të shëndetësisë, fakulteti i shkencave të mjekësisë i Universitetit të Tetovës ka organizuar një manifestim për të shënuar këtë datë të rëndësishme të shëndetësisë, ku ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko, Filipçe, Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, deputetë të kuvendit dhe përfaqësues të pushtetit qendror.

Ministri Filipçe bëri të ditur se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes fakultetit të shkencave të mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilës studentët e mjekësisë pjesën praktike do të kenë mundësi ta realizojnë në Spitalin “8 shtatori”. “Biseduam për promovimin e diturive të studentëve të mjekësisë. Para disa javësh ne nënshkruam një memorandum bashkëpunimi me të cilin për herë të parë studentët do të munden që pjesën praktike ta realizojnë në Spitalin “8 Shtatori” që është një përfitim i madh për ata sepse ky spital është një institucion shëndetësor, në të cilin punojnë ekspertë eminent dhe besoj se studentët atje do ti rrisin dituritë e tyre”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 8, 2019 19:23
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.