Studentët e UT-së e vizituan selinë e BE-së në Shkup

Studentët e UT-së e vizituan selinë e BE-së në Shkup

Parlamenti Studentor i UT-së, më 12 nëntor 2019, mori pjesë në takimin joformal në selinë e BE-së në Shkup – “Europe House”, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Samuel Zhbogar.

Në këtë takim studentor u prezantuan mundësitë me të cilat disponon “Europe House” tashmë e ridizajnuar, si qendër bashkëkohore dhe tërheqëse për të rinjtë.

Në praninë e ambasadorit Zhbogar, përfaqësuesit e PS-UT-së i shpalosën projektet e organizuara deri më tani, sikundër diskutuan për mundësitë e realizimit edhe të projekteve të tjera në bashkëpunim me European House. Ata, po ashtu biseduan për mundësinë e hapjes së Europian House edhe në qytetin e Tetovës.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë e përshëndeti iniciativën e studentëve tanë, duke i siguruar se edhe në të ardhmen do t’i përkrahë nismat me interes studentor.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 15 Nëntor, 2019 08:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.