Studentët e UT-së realizuan ekspeditë studimore në treva të ndryshme shqiptare

Studentët e UT-së realizuan ekspeditë studimore në treva të ndryshme shqiptare

Prej 2 – 4 maj 2019, studentët e Programi studimor të Gjeografisë nga Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, e realizuan me sukses ekspeditën shkencore në treva të ndryshme shqiptare. Gjatë kësaj ekspedite, studentët e vizituan bifurkacionin ((Bigëzimin) e lumit Nerodime, Shpellën e Gadimes, Ujëvarën e Mirushës në Pejë dhe Katedrën e Gjeografisë të Universitetit të Prishtinës.

Në ditën e dytë, ata e vizituan burimin e lumit Drini i Bardhë, Rozhajën, Plavën, Podgoricën, Tuzin dhe Shkodrën. Në ditën e tretë të vizitës studimore, studentët fillimisht e vizituan Katedrën e Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Kështjellën e Rozafës, Velipojën, Muzeleumin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Lezhë, ndërsa këtë ekspeditë e përmbyllën me vizitën e disa monumenteve historike në qytetin e Prizrenit.

Në këtë ekspeditë, studentët u shoqëruan nga profesorët e tyre, shefi i Katedrës së Gjeografisë, Prof. Dr. Resul Hamiti, Prof. Dr. Fauzi Skenderi, Prof. Dr. Zija Zimeri, Doc. Dr. Meribe Mustafi, Ass. Mireme Rushiti dhe Ass. Blerta Veseli.

Profesorët u shprehën mjaft të kënaqur me interesimin e treguar të studentëve në këtë ekspeditë, duke konkluduar se qëllimi parësor i kësaj vizite studimore është realizuar me sukses dhe se janë përmbushur të gjitha objektivat që parashihen edhe në Programin studimor të Gjeografisë. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 7, 2019 19:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.