Subvencionim i blerjes së automjeteve të reja

Subvencionim i blerjes së automjeteve të reja

Në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është diskutuar për subvencionim gjatë blerjes së automjeteve të reja, transmeton Portalb.mk.

Këto debate e propozime vijnë si masa kundër ndotjes së ajrit, që llogaritet si një rrezik me të cilin përballet shteti i Maqedonisë së Veriut.

Iniciativa e tillë është akoma në fazën fillestare, pasi ne seancën e djeshme vetëm u shqyrtua dhe u miratua informacioni për llojet e mundshme të subvencionimit. Në lidhje me politikat e subvencionimit, do të merret grupi i punës i formuar nga Qeveria dhe i përbërë nga Ministria e ekonomisë, financave, Dogana, zv.kryeministri i Angjushev dhe përfaqësuesit e shoqatës së importit ë makinave.

Ministri Kreshnik Bekteshi pati premtuar edhe subvencionimin e zëvendësimit të veturave të vjetra me të reja.

“Masë tjerët është ndërrimi i veturave të vjetra me veturat e reja. Për momentin, jemi duke biseduar akoma me qytetarët. Masa do të parashikon 2 mijë deri 3 mijë euro”, deklaroi ministri Kreshnik Bekeshi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:34

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA