Sugareski: Komunat të përgatisin projekte për ndërtimin e rrugëve lokale

Sugareski: Komunat të përgatisin projekte për ndërtimin e rrugëve lokale

Është përfunduar rehabilitimi i rrugës rajonale Novaci – Manastir, investim prej rreth një milionë euro, i siguruar përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë vizitës së sotme në komunën e Mogilës është njoftuar për aktivitetet vijuese për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe u takua me kryetaren e komunës Jasmina Gulevska.

Sugareski paralajmëroi se vitin e ardhshëm përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të ketë edhe projekte të reja për rrugët lokale të cilët përveç me mjetet komunale do të mbështeten edhe me mjete të buxhetit shtetëror.

“Komunave do t’u ndihmojmë përmes projektit të mbështetur nga Banka Botëror vlera e së cilit është rreth 70 milionë euro, ndërsa kemi edhe një projekt i cili mbështete nga Banka Evropiane për Investim përmes së cilës komunat në dispozicion do të kenë rreth 50 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës lokale. Kemi edhe mjete shtesë për mbështetje komunale të cilat i siguroi Qeveria e Republikës së Maqedonisë apo gjithsej 170 milionë euro për infrastrukturë komunale”, deklaroi Sugareski.

Apeloi deri te komunat të përgatisin projekte me të cilat do të aplikojnë për fitimin e parave për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe komunale.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 19:50
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...