Sulmohet në internet për të dashurin që ka zgjedhur

Sulmohet në internet për të dashurin që ka zgjedhur

Hanna Ayluard është një vajzë që nuk ka asnjë mangësi fizike, dhe është lidhur me Shane Burcaw, i cili ka Atrofi Muskulore të Shpinës. Për këtë arsye, ajo sulmohet vazhdimisht në internet nga njerëz që e quajnë lidhjen e saj “të shpifur” dhe “anormale”.

Sulmet kanë ardhur pasi çifti nga Pensilvania e SHBA-ve nisi të psotojë foto në Youtube dhe në blogje të ndryshme.

25-vjeçarja thotë që sa herë poston një video në internet me të dashurin e saj 25-vjeçar, njerëzit fillojnë e komentojnë me teori të ndryshme se pse mund të jenë lidhur.

Shumë të tjerë, gjithsesi, e mbështesin çiftin që kanë 3 vite bashkë tashmë.

Vajza i shkroi Shane-it pasi e ndoqi në një dokumentar për jetën e tij, dhe sot po planifikojnë të kenë fëmijë.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 09:28
Loading...

PUBLICITET