Supë me misër dhe vezë

Një supë e lehtë dhe e shëndetshme për drekë, bazë e së cilës janë misrat e stinës. Kjo recetë mund të realizohet edhe nga fillestarët në kuzhinë, që sapo kanë zbuluar pasionin e tyre për gatimin. Ne e sugjerojmë si diçka të veçantë, që i shton shijen tryezave tuaja.

Përbërësit:

1-2 misër (i njomë)
2 vezë
1 lugë gjelle miell misri
1 lugë çaji kripë
¾  l ujë
1 qepë
Vaj susami ( ose tjetër)

Përgatitja:

Pritini kokrrat e misrave me një thikë. Gjysmën lërini mënjanë në një tas të vogël, ndërsa pjesën tjetër hidhini në një tenxhere me ujë që të përgatitet salca me bazë lëngun e tyre.

Vërini në zjarr të ziejnë për disa minuta. Kullojini me anë të një kullese dhe lëngun e tyre hidheni në një tenxhere tjetër.

Shtoni në të misrat e prerë të lënë mënjanë dhe vërini të ziejnë për rreth 4 minuta duke shtuar në të kripën dhe vezët.

Ziejini në temepraturë të lartë dhe përziejini herë pas here. Ndërkohë në një tigan shtoni miellin e misrit dhe pak ujë.

Më pas hidhni edhe një gotë tjetër me ujë dhe të gjithë përzierjen shtojeni në tenxheren ku po ziejnë misrat.

Lëreni të vlojë dhe pasi të jetë zier tërësisht, largojeni nga zjarri.

Shërbejeni të nxehtë duke e zbukuruar me gjethe qepe të njoma dhe vaj susami.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 8, 2018 22:27

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed