Tabelat në pikat kufitare me emrin e ri, do të vendosen nesër

Tabelat në pikat kufitare me emrin e ri, do të vendosen nesër

Ndryshimi i tabelave me emrin e ri kushtetues të shtetit do të fillojë nga kalimet kufitare. Jo zyrtarisht, në vendkalimi “Bogorodica” ka mbëri tashmë tabela me emrin e ri të vendit, por nuk dihet saktësisht kur do të vendoset, përcjell FLAKA.

Kamionistët të cilët kishin pritur për orë të tëra në zonën kufitare për të hyrë në vend thonë se nuk kanë parë ndonjë aktivitet në kufi deri më tani. Ata, thonë se për lajmin kanë mësuar nga rrjetet sociale.

Zëvendësimi i tabletave do të fillojë pasi të dalë në Gazetën Zyrtare që Greqia ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO dhe marrëveshjen e Prespës. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 11, 2019 21:26
Loading...