Tahiri: Publikimi i fotografisë nuk do duhej të ndodhte

Tahiri: Publikimi i fotografisë nuk do duhej të ndodhte

Tahiri thotë se nuk ishin në dijeni për publikimin e fotografisë.

Ministri i Drejtësisë , Abelard Tahiri në emsionin “Argument Plus” në RTV 21, foli edhe rreth fotografisë së publikuar nga Flora Brovina si dëshmi e dhunimeve seksuale të grave gjatë luftës nga ushtria serbe. Por, u raportua se fotografia është e montuar. Tahiri tha se kjo gjë nuk do duhej të ndodhte. Ai shtoi se Brovina i ka besuar vërtetësisë së fotografisë. Ministri i Drejtësisë mohoi se PDK ka qenë në dijeni për publikimin e një fotografie të tillë. “Ai ka qenë një qëndrim i zonjës Brovina dhe nuk ka të bëjë as me zotëri Veselin as me konsultimin e saj me grupin parlamentar”, tha Tahiri./21Media

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 24, 2019 22:51
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.