Takim Dimitrov – Sejls në Samitin e NATO-s në Bruksel

Takim Dimitrov – Sejls në Samitin e NATO-s në Bruksel

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në Samitin e NATO-s në Bruksel, sot realizoi takim bilateral me Koordinuesin në Departamentin amerikan të shtetit për luftë kundër terrorizmit, Natan Sejls.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takim, të dy mes vete u informuan për aktivitetet ndërkombëtare dhe mbështetjen të cilën Republika e Maqedonisë ia jep Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit.

“Me këtë rast, ministri Dimitrov, informoi për aktivitetet e ndërmarra kombëtare në përgatitjen e shoqërisë për përballje me këto sfida, duke e theksuar, para së gjithash, rëndësinë për parandalim nga kërcënimet e tilla, duke zhvilluar me këtë rast kujdes të veçantë për të rinjtë si kategoria më e cenueshme në shoqëri përmes përfshirjes aktive në sektorin civil, organizatat joqeveritare, si dhe institucionet edukativo-arsimore në shtet”, qëndron në kumtesë.

Në ftesë të organizatorëve, Dimitrov do të marrë pjesë edhe në ngjarjen që do të mbahet në selinë e Aleancës “NATO Engages” – Dialog nga Samiti i Brukselit, në organizim të Këshillit atlantik dhe Fondit gjerman të Marshallit të SHBA-së, Konferencë për siguri të Munihut, si dhe Fondacionit të Brukselit “Gratë në sigurinë ndërkombëtare”, ku fjalim do të ketë e dhe kryeministri Zaev.

Fokusi i fjalimeve dhe diskutimeve në ngjarje do t’i kushtohen temave të shumta aktuale nga bashkëpunimet globale politike dhe të sigurisë, sfidat e reja të sigurisë dhe roli dhe aktivitetet e Aleancës në ato procese, shtohet në kumtesë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 22:13
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
17°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...