Takim i përfaqësuesve të KSHZ-së dhe OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme

Takim i përfaqësuesve të KSHZ-së dhe OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot u takuan me përfaqësues të Misionit të OSBE/ODIHR, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Në takim u diskutua për veprimet të cilat KSHZ i ka ndërmarrë në lidhje me zbatimin e zgjedhjeve dhe për të gjitha masat dhe risitë të cilat i ka sjellë për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, me qëllim që të arrihet raport pozitiv dhe harmonizim i legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare, sipas indikacioneve dhe rekomandimeve të raporteve paraprake të Misionit OSBE/ODIHR.

Fokusi kryesor, siç kumtoi sot KSHZ, ishte korniza juridike, administrata zgjedhore, votuesit, kandidatët dhe mbulimi mediatik i procesit zgjedhor. Në lidhje me gjithë këtë, siç theksojnë prej atje, KSHZ ka ndërmarrë aktivitete për ngritjen e nivelit dhe rëndësisë për zbatimin e zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e Misionit OSBE/ODIHR kanë vënë në dukje se ekipi kryesor i mbikëqyrësve për këto zgjedhje do të ketë 11 anëtarë, përderisa mbikëqyrësit afatgjatë në gjithë territorin e vendit do të jenë 18. Në ditën e Zgjedhjeve do të ketë gjithsej 250 mbikëqyrës afatshkurtër, të shpërndarë përgjatë gjithë territorit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2019 20:17
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE