Takimi Bejta-Zhernovski: Qeveria, prosperitet për qytetarët pavarësisht përkatësive

Takimi Bejta-Zhernovski: Qeveria, prosperitet për qytetarët pavarësisht përkatësive

Gjatë një takimi në Komunën e Gostivarit, kryetari i Komunës, Nevzat Bejta dhe kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski janë dakordësuar se qeveria e koalicionit duhet të punojë për krijimin e kushteve të nevojshme për prosperitet ekonomik të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, etnike e fetare.

Bejta tha se qeveria e re reformatore duhet të ndërrmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për demokratizimin e shtetit dhe për sundimin e së drejtës. Dy kryetarët shprehën besim në punën e qeverisë. Bejta theksoi se duhet angazhim për zhvillim të barabartë të të gjitha komunave në vend. Në takim, dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe përvojat e tyre për përmirësimin e funksionimit të pushtetit lokal, ndërsa shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe projekte të përbashkëta mes komunave Qendër dhe Gostivar. Në përfundim të takimit, kryetari Bejtja i ka treguar mysafirit artin në ambientet e Komunës, pjesë e koleksionit të vecantë të pikturave të realizuara nga artistë të ndryshëm në botë të cilat i janë dhuruar Komunës së Gostivarit në Koloninë Artistike, aktivitet që organizohet me rastin e Ditës së Komunës. /FLAKA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2017 16:34

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°