Takimi i liderëve, Sela: Nuk jemi gomë rezervë, por pjesë e shtetit

Takimi i liderëve, Sela: Nuk jemi gomë rezervë, por pjesë e shtetit

Lideri i ASh-së, Ziadin Sela, ka ngritur shqetësimin për mbajtjen e takimit të liderëve pa praninë e faktorit politik shqiptar, që sipas tij theu parimin e vendosur ndër vite që i ka kontribuar stabilitetit në vend. Çdo marrëveshje e arritur midis dy liderëve të partive të një përkatësie etnike për ne është e papranueshme, tha Sela.

“Ne nuk jemi gomë rezervë dhe kryeministri i vendit duhet të ketë kujdes që të mos na irritojë. Thamë që nuk pranojmë asnjë marrëveshje që arrijnë dy subjekte politike, sepse ne kemi autonominë tonë si subjekt politik. Në qoftë se dikush dëshiron që nëpërmjet nesh të ndërtojë shtet të së drejtës, do të ndërtojmë shtet të së drejtës dhe jo kalkulime për të amnistuar ndonjë politikan të para 15 apo 10 viteve të subjektit politik aktual në qeveri apo kalkulime të tipit për të amnistuar ndonjë ministër apo ish funksionarë të regjimit të kaluar, por për të ndërtuar shtet të së drejtës”,- tha kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.

Sipas ASh-së, zgjidhja më e mirë është që të mos zhbëhet PSP-ja, por emërohet prokuror special nga vendet e BE-së apo SHBA, ndërsa përgjimet të vlejnë si dëshmi. ASh mbështet edhe vetingun, por dhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:02

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA