Takimi Zaev-Cipras, ekspertët: Nuk do të ketë epilog konkret

Takimi Zaev-Cipras, ekspertët: Nuk do të ketë epilog konkret

Takimi i paralajmëruar për nesër mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras sipas ekspertëve Darko Malinovski dhe Lupço Ristovski nuk do të sjellë epilogun e shumëpritur të kontestit mes dy vendeve. Megjithatë ata presin që takimi të rezultojë me një udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet procesi i negociatave në periudhën e ardhshme.

“Nuk mund të themi se presim ndonjë progres përmbajtjesor në aspekt të negociatave për kontestin rreth emrit ose publikim të ndonjë zgjidhjeje. Në variantin më të mirë do të prisnim paralajmërim të hapave të ardhshëm në procesin për zgjidhjen e emrit, respektivisht të kontestit me emrin. Pra një udhërrëfyes për negociatat në të ardhmen”, u shpreh Darko Malinovski, Instituti për Politikë Evropiane.

“Takimet në Sofje janë mundësi e mirë që edhe një herë të hapen të gjitha çështjet, që edhe një herë të shikohen të gjitha aspektet, të shihen të gjitha pikat kritike. (4:05-4:23) por më duket se akoma nuk ka shenja që të themi se jemi optimist, se jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes. Shkojmë në drejtim të mirë, por nuk është drejtim i mirë nëse vazhdimisht lëshimet janë nga ana jonë dhe nëse vazhdimisht presionet e bashkësisë ndërkombëtare janë në anën tonë”, tha Lupço Ristovski, Instituti për Demokraci “Integra”.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit se nuk do të jetë fundi i botës nëse nuk do të ketë zgjidhje deri në Samitin e BE-së në qershor, Ristovski vlerëson se Zaev ka filluar ta përgatisë opinionin jo vetëm me suksesin por edhe me dështimin eventual të negociatave. Ndërsa Malinovski shprehet se megjithatë duhet bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje që do të mundësonte zhbllokimin e integrimit euro-atlantik i vendit

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 16, 2018 17:26

Publicitet


Moti sot
25°
25°
Sat
26°
Sun
24°
Mon
16°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE