Takohen ministrat e Koresë së Jugut dhe Veriut

Takohen ministrat e Koresë së Jugut dhe Veriut

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung –Wha foli me homologun e saj të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, në një takim në periferi të Manilas.

Mediat koreano jugore raportuan se ministrat Kang dhe Ri shtrënguan duart në një takim të shkurtër gjatë një aktiviteti zyrtar të mbajtur nga Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore.

Por Korea e Veriut e  ka hedhur poshtë ofertën për  bisedime me Jugun, , duke e quajtur “të pasinqertë”.

Tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm në Gadishullin Korean gjatë viteve të fundit, mes testeve të vazhueshme bërthamore.

Këshilli i Sigurimit votoi të shtunën për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Penianit. Muajin e kaluar, Seuli propozoi mbajtjen e bisedimeve me Veriun për të zbutur tensionet dhe mundësuar ribashkimin e familjeve të ndara nga lufta koreane, por deri më tani Peniani nuk ka dhënë një përgjigjje zyrtare.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme koreanojugore, i cili konfirmoi takimin për BBC, tha se refuzimi i ofertës për bisedime nga homologu i tij lidhej me sanksionet në rritje ndaj shtetit komunist. Ndërsa ministri i Jashtëm kinez, i cili është aleati më i ngushtë i Penianit, i tha gazetarëve të hënën se, sipas asaj që kishte kuptuar ai, Koreja e Veriut nuk i kishte refuzuar plotësisht propozimet e Jugut.

I pranishëm në Forumin e Manilas ishte edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili i tha gazetarëve se votimi unanim i Këshillit të Sigurisë për sanksione të reja kundër Penianit tregonte qartë dëshirën e tyre që shteti komunist të ndërpriste aktivitetet bërthamore.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 7, 2017 15:15

REKLAMA

Maqedoni
11°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE