Talevska zgjidhet për kryetare e AGM

Talevska zgjidhet për kryetare e AGM

Në Asamble të jashtëzakonshme të Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (AGM), e cila u mbajt sot në Shkup, me shumicë absolute është pranuar dorëheqja e kryetares së deritanishme Slagjana Dimishovska, ndërsa me një votë kundër është pranuar edhe dorëheqja e sekretarit të përgjithshëm të deritanishëm Dragan Pavloviq Latas.

Me shumicë absolute, anëtarët e AGM-së për kryetare të re e votuan Ivona Talevskën, redaktore në Tv Sitel, ndërsa për sekretar të përgjithshëm është zgjedhur Aleksandar Mihailov, redaktor në redaksinë Vesnik.

Anëtarët e Asamblesë i shkarkuan nënkryetarët e deritanishëm dhe për të rinj janë zgjedhur Gjorgji Kakashevski nga Klip Media Grup Maqedoni dhe Cvetin Çilimanov nga MIA.

Anëtarët e Asamblesë e miratuan edhe programin për punë të propozuar nga kryetarja Ivona Talevska, e cila përfshin pjesëmarrje në sjelljen e ligjeve nga sfera mediatike, formimi i regjistrit të vetëm të gazetarëve pranë Agjencisë për media, miratim të kodeksit për vetërregullim të IAB Maqedoni dhe bashkëpunim të thellë me vetë organizatën, rregullim ligjor të mediave digjitale, ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike në pjesën për RTVM-në, negociata me SHGM-në për çështje nga interesi i përbashkët etj.

Në Asamblenë e AGM-së, anëtarët diskutuan edhe si t’i tejkalojnë problemet në vetë redaksitë, sigurinë e tyre juridike dhe sociale, sigurim në terren, stazh përfitues për të punësuarit në media, sigurim i marrëveshjeve menaxheriale, bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe private.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 21:30
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
16°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...