Tallja, Zaev thotë se do vazhdojë ti përgjigjet çdokujt në telefon

Tallja, Zaev thotë se do vazhdojë ti përgjigjet çdokujt në telefon

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se ai do vazhdojë ta mbajë hapur telefonin e tij edhe pas talljes që i ndodhi me komikët rusë, përcjell FLAKA.

Ai këto komente i bëri në Televizionin “Klan Maqedoni”, ku sonte është i ftura. Kryeministri Zaev megjithatë tha se nga rasti në fjalë ka marrë mësim.

“Kam marrë mësim nga ajo që ndodhi, gjihçka tani verifikohet. Siç thotë fjala popullore tani “edhe kosit i fryej””, tha kryeministri Zaev.

Ai shtoi se e mbanë hapur telefonin, pasi ka raste të ndryshme kur ndihmë drejtpërdrejtë nga ai kërkojnë qytetarët.

“Ka qytetarë që më shkruajnë ose më thirrin, ua ndlain rrymë, familje sociale, familje që nuk kanë para për raste të ndryshme të cilat i ndihmojë nga xhepi im personal”, theksoi më tej kryeministri Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev për rastin në fjalë, dje ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi nga i cili ka kërkuar falje për ndërhyrjen në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zaev pranoi se ka kërkuar falje nga presidenti i Kosovës, duke i cilësuar qëndrimet e tij si të pamatura dhe të bazuara në spekulime mediatike.

Zaev gjatë bisedave me parodistët rusë ka folur edhe për procesin e dialogut mees Kosovës dhe Serbisë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 21:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA