Tani më afër Sarajevës përmes linjës ajrore

Tani më afër Sarajevës përmes linjës ajrore

Së shpejti pritet të ripërtërihet linja ajrore e drejtpërdrejtë Sarajevë – Shkup, paralajmëruan sot në Shkup ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të dy shteteve Goran Sugareski dhe Ismir Jusko.

Dy ministrat në konferencë për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë theksuan se angazhimet e dy qeverive do të jenë sa më shpejt që është e mundur që të vendoset kjo linjë ajrore.

Zgjidhja e kësaj çështje, sipas ministrit Sugareski, është me rëndësi të jashtëzakonshme për dy shtetet. \”Shpresoj se kjo linjë ajrore, e cila është pezulluar para disa viteve do të aktivizohet sërish në afat sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që qytetarët të munden në mënyrë më të shpejtë të arrijnë në Sarajevë dhe në Shkup\”, theksoi Sugareski.

Me vendosjen e linjës ajrore mes qyteteve kryesore të dy shteteve pritet që do të lehtësohet komunikimi mes qytetarëve dhe sektorit të biznesit.

Mes Maqedonisë dhe BeH-së nga viti 2004 ekziston marrëveshje dypalëshe për qarkullim ajror.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2017 14:28

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°