Tava e shijshme e dimrit, si ta përgatisni në shtëpi

Tava e shijshme e dimrit, si ta përgatisni në shtëpi

Kur jashtë bën ftohë dhe moti duket sikur nuk do të hapet, zgjidhja është të rrish në shtëpi e të gatuash gjëra të shijshme.

E tillë është dhe receta që do t’ju tregojmë sot, e cila është një kombinim i shijshëm e plot aromë.

Specat apo domatet e mbushura me oriz sigurisht që i keni gatuar, por në këtë mënyrë nuk besoj se i keni provuar.

Sekreti qëndron tek shtresa e patateve që piqen me lëngun e perimeve.

Ndiqni këshillat dhe përgatiteni këtë recetë që ju ngroh organizmin dhe i mbledh të gjithë pranë tryezës.

Përbërësit

300-400 g patate

4 lugë gjelle vaj ulliri

3 qepë

6-8 speca

5-7 domate

3 gota e gjysmë uji me oriz

1 tufë majdanoz i grirë

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Ajo që duhet të bëni në fillim, është të ndizni furrën në 180 gradë në mënyrë që të jetë e ngrohtë kur të fusni tavën.

Patatet pasi t’i keni larë dhe qëruar, pritini në disa copa.

Ndërkohë në zjarr keni vendosur një tigan me 2 lugë vaj ulliri.

AgroWeb.org ju këshillon që të skuqni lehtë patatet për 4-5 minuta, ose derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Kalojini tek tava e pjekjes dhe vazhdoni me hapat e tjerë të recetës.

Merrni specat dhe domatet dhe pritini kapakët.

Me një lugë hiqni pjesën e brendshme të domateve duke treguar kujdes që të mos i çani.

Këtë tul priteni me thikë në copa sa më të vogla dhe lëreni në një ta të vogël.

Tek tigani shtoni dhe vajin e mbetur dhe aty skuqni qepët e grira me rende.

Kini kujdes që qepa të mos marrë ngjyrë të errët e të digjet.

Hidhni dhe orizin dhe skuqeni lehtë bashke me qepën.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni tulin e domateve.

Lëreni në zjarr derisa lëngu i saj të ketë avulluar.

Mos harroni të hidhni majdanozin, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Mbushni perimet me ndihmën e një luge dhe vendosini në tavë.

AgroWeb.org ju kujton që të mos i mbushni plot specat dhe domatet që t’i jepni orizin një mundësi të fryhet.

Nëse ju ka tepruar pak orizi hidheni atë anash perimeve dhe përzjejeni me patatet.

Spërkateni ë gjithë tavën e perimeve me vaj ulliri dhe futeni për ta pjekur për 50-60 minuta.

Sigurohuni që orizi të jetë zbutur dhe patatet të jenë pjekur.

Shërbejeni të ngrohtë duke e shoqëruar me tarator ose sallatë me perime të freskëta./agroweb

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2019 22:41

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA