Tavë mishi me perime

Tavë mishi me perime

Kombinimi i mishit me perime, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Një drekë me shije fantastike.

Përbërësit:

1 kg mish pule

500 gr patate

2 karrota

2 qepë

100 ml vaj

200 ml ujë

1 lugë gjelle mëlmesa

magdanoz

kripë dhe piper i zi.
Udhëzimet:

Furrën ngroheni në 200 gradë.

Qepën grijeni në thela të holla, shtojani mëlmesat e vajin, përziejini mirë e vendosini në fund të tavës.

Sipër tyre shtroni mishin e larë e prerë, patatet e qëruara e karrotat.

Sipër tyre hidhni kërpudhat shampinjonë të paprera.

Pastaj tek uji hidhni kripë, piper, magdanoz e mëlmesa të tjera sipas dëshirës. Këtë përzierje hidhjani sipër perimeve e mishit.

Mbulojeni me folie alumini e vendoseni në furrë derisa të piqen mishi e perimet.

Shërbejeni të ngrohtë të shoqëruar me sallatë sezonale.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 10, 2019 23:17
Loading...