Taylor Swift nderohet me çmimin e ikonës

Taylor Swift nderohet me çmimin e ikonës

Taylor Swift fitoi çmimin e ikonës në ‘Teens Choice Awards’.

Taylor Swift ishte fituesja e parë e çmimit ikona në ‘Teen Choice Aëards’  dhe ajo me fjalim e bërë u mundua të frymëzoj fansat e saj duke ftuar të ngritin zërin dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Në momentin që ju dha trofeu nga Alex Morgan, futbollistja kampione bote dhe një prej mikeve të këngëtares, ajo tha: “Diçka që do doja ta dija kur kam qenë adoleshente është se gabimet janë të pashmangshme. Ndonjëherë mund të mendosh se nëse përpiqesh të marrësh në mënyrë perfektë çdo vendim, ndoshta nuk do të bësh gabime. Por është normale t’i bësh. Nëse tani që më dëgjoni, jeni duke menduar se keni bërë diçka të keqe, ose një gabim apo jeni të turpëruar nga diçka që ka ndodhur, është normale. Kjo do të ndodhë gjatë gjithë jetës. Askush nuk shpëton pa bërë disa hapa të gabuar, të gjithë do të kemi disa shenja. Ju lutem, tregohuni të mirë me veten tuaj dhe ngrijeni zërin për veten!”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 12, 2019 22:59
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.