Taylor Swiftit i lejohet t’i performojë hitet e vjetra në ndarjen e çmimeve

Taylor Swiftit i lejohet t’i performojë hitet e vjetra në ndarjen e çmimeve

Taylor Swiftit i është dhënë leja për t’i performuar hitet e saj të vjetra në American Music Awards pasi që bëri fushatë me fansat për ta ndihmuar atë që t’i rikthente këngët.

Këngëtarja e Lover shkruajti në mediat sociale javën e kaluar (15 nëntor) dhe pohoi se drejtorët në shtëpinë e saj të vjetër diskografike, Big Machine Records, e kishin bllokuar atë që t’i këndonte këngët që ata i zotëronin përpara AMA-s së të dielës (24 nëntor), ku Taylor është planifikuar ta marrë çmimin Artist of the Decade.

Drejtori i “Big Machine”, Scott Borchetta dhe partnerët e tij e kanë lëshuar një deklaratë e cila konfirmon se ata “kanë rënë dakord për një marrëveshje licencimi që i aprovon performancat e artistëve të tyre të streamohen pas showt dhe për ritransmetim në platformat e miratuara reciprokisht, shkruan KOHA Ditore. Kjo përfshin performancën e ardhshme të American Music Awards”.

Marrëveshja e re vjen pas lajmeve se Scooter Braun, i cili e ka blerë Big Machine – përfshirë regjistrimet master të Taylor – më herët këtë vit, u raportua se ishte i pakënaqur me mënyrën se si Borchetta është duke i trajtuar mosmarrëveshjet e tij të vazhdueshme me Swiftin.

Mogulët e muzikës këmbëngulën se pretendimet e Swift se ata nuk po e lejonin që ajo ta performojë muzikën e saj ishin të bazuara në “informacione të rreme”, duke e bërë të qartë se ata “nuk e kanë të drejtën ta pengojnë atë që të performojë diku live”.

Pas akuzave të Swiftit, u raportua se drejtorët e Big Machine u detyruan t’i mbyllnin zyrat e tyre më herët të premten, për shkak të kërcënimeve me vdekje dhe atyre direkte që u bënë punonjësve të kompanisë, ndërkohë që fansat me sa duket kishin shkuar në ekstrem për t’i zbuluar informacionet personale të kontaktit dhe adresat e stafit të kompanisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 20, 2019 22:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA