Të bashkuarit për Maqedoninë: Ftesa nga NATO-ja duhet të jetë nxitje për plotësimin e kushteve

Të bashkuarit për Maqedoninë: Ftesa nga NATO-ja duhet të jetë nxitje për plotësimin e kushteve

Partia Të Bashkuar për Maqedoninë e përshëndeti ftesën e NATO-s për Maqedoninë që të jetë anëtare e 30-të.

“E përshëndesim vendimin, për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë, drejt Aleancës, dhe theksojmë se Republika e Maqedonisë bëri përpjekje të mëdha, kaloi rrugë të gjatë, dhe ky sukses nuk duhet lënë pas dore”, thuhet nga partia e Lube Boshkovskit.

Në kumtesë thuhet se “procesi nuk ndalon këtu, përkundrazi duhet të jetë nxitje më e madhe për plotësimin e kushteve, deri te triumfi përfundimtar. Maqedonia në NATO, Maqedonia në NATO, krah për krah me më të mëdhenjtë dhe më të fortit”.

Ndërkaq, sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ia dorëzoi ftesën në mënyrë solemne Kryeministrit Zoran Zaev, duke thënë se marrëveshje midis Shkupit dhe Athinës ka bërë që të nisin bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:42

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE