Të dhëna shqetësuese për ndotjen e ajrit në Gostivar. 400 persona nga fillimi i janarit janë ankuar për probleme me frymëmarrjen

Të dhëna shqetësuese për ndotjen e ajrit në Gostivar. 400 persona nga fillimi i janarit janë ankuar për probleme me frymëmarrjen

Nga 15 qytetarë në ditë, ose 400 persona nga fillimi i janarit, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Gostivar për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Mjekët ndezin alarmin se bëhet fjalë për numër të lartë dhe se e gjithë kjo vjenë si pasojë e ndotjes enorme të ajrit që ka pasur Gostivari nga fillimi i këtij viti. Specialist pneumoftiziologja pranë Spitalit të Gostivarit – Suzan Ismailova thotë se Gostivari me vite vuan nga ndotja e ajrit, por nga viti në vit shton ajo, situata përkeqësohet, përcjell FLAKA.

“Qytetarët janë të frikësuar dhe të lodhur nga ndotja e ajrit, sidomos nga prania e grimcave PM10 të cilat hasen në masë të madhe dhe quhen të tilla pasi kanë 10 mikrometër në diametër. Ka edhe grimca më të volga se ato prej dy deri në pesë të cilat mund të depërtojnë deri në alveole dhe për fat të keq ata janë grimca helmuese dhe paraqesin dëmtim të organeve të frymëmarrjes. Kur bëhet fjalë për popullatën e shëndoshë, padyshim se kanë ndikim të madh negativ, pasi kemi target grupe, profesione të cilat janë shumë të ekspozuar në të hapur. Pacenët në këtë rast ankohen se kanë problem me hundën, kruarje të syve, kollitje, thjeshtë ndjejnë se ajri ka erë të keqe. Por, më të prekur janë nga ndotja fëmijët dhe të moshuarit, megjithatë kur vjen puna te pacientët që vuajnë nga ndonjë sëmundje, me ta situata ndryshon por edhe paraqitet më e përkeqësuar”, thotë Ismailova.

Ismailova pohon se pacientët me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, nga ndotja e ajrit mund të përfundojnë me fatalitet. Alarmi do të ndjehet thotë ajo, pas disa vitesh kur do të rritet edhe numri i pacientëve me kancer, sepse grimcat PM10 përmbajnë edhe thërrmija kancerogjene.

“Pacientët të cilët kanë sëmundje dhe probleme të rënda me rrugët respiratore, mund si pasoj e ndotjes së ajrit në mënyrë fatale të përfundojnë. Thash që grimcat PM10 janë kancerogjene, pra me marrjen e gjatë të këtij ajri, gjithsesi se në të ardhmen do të kemi kancer i cili do të shfaqet në mushkëritë e bardha. Pasojat do t’i ndjejmë më vonë, nëse nuk merren masa afatgjate dhe të përhershme për pastrim të ajrit”, potencon mjekja pneumologe, Ismailova.

Nga ajri nuk kemi sesi mbrohemi, thotë pneumologja Ismailova, pasi pa të nuk mund të jetojmë, por prap jep disa rekomandime për t’u mbrojtur të paktën kur ndotja është enorme.

Ndotjen e lartë e konfirmojnë edhe qytetarët, të cilët ankohen për probleme me frymëmarrjen. Mislim Rakipi nga Gostivari thotë se dy vitet e fundit, nuk mund të flejë natën nëse nuk përdorë pompa të cilat e ndihmojnë për marrje frymë. Ai sqaron se kur ndodhet në ndonjë vend malor, këtë problem nuk e ka.

Nuk janë vetëm të moshuarit që ankohen nga ndotja e ajrit. Edlir Nuredini është 40 vjeçar dhe thotë se ka problem me frymëmarrjen, sidomos gjatë orëve të natës. Kjo vjen, thotë ai, nga ndotja dhe ndotësit që ka qyteti, prandaj apelon institucionet lokale dhe qendrore të marrin masa me ndotjen e ajrit.

Ahmed Sallmani – drejtues i shoqatës GVEko e cila para do kohe u themelua në Gostrivar, thotë se shumë fabirka në qytet punojnë pa filtra. Ai nënvizon se ndotja do të dilte se është shumë më e lartë nëse stacioni matës i ajrit vendoseshte pranë këtyre fabrikave, e jo me kilometra larg tyre. Si shoqatë, thotë Sallmani, kanë në planë që në një të ardhme të afërt të vizitojnë fabrikat e Gostivarit për të parë se si funksionojnë ata dhe a respektojnë standardet e punës.

Nga ana tjetër, nga kontrollet e jashtzakonshme që janë bërë së fundmi nga Inspektoriati Shtetërorë i Ambientit në Gostivar, një kompani është konstatuar se punon pa standard, por e njejta akualisht nuk ka prodhim. Kompanitë e tjera, sipas këtij inspektoriati, punojnë sipas standardeve dhe nuk shkaktojnë ndotje jashtë masave të lejuara. Ndryshe, Gostivari nga fillimi i janarit, për gati çdo ditë ka pasur ajër më të ndotur disa fish se sa norma e lejuar. Mbrëmë ishte qyteti i dytë më i ndotur në Maqedoni dhe ndotja arrinte rreth 320 migro gram të grimcave PM10, apo deri në gjashtë fishë më shumë se sa e lejuara. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Janar, 2019 20:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.