Të duash atdheun dhe të punosh për të, një kryetar si ky

Të duash atdheun dhe të punosh për të, një kryetar si ky

 

 

U zgjodh nje ndër komunat më të mira, puna e palodhshme e kryetarit të Komunës së Drenasit Ramiz LLadrovci ka bërë që kjo komunë të shkoj shumë përpara nga liqeni artificial, infrastrukturë bashkëkohore e shumë e shumë investime të tjera të cilët ndonjë komunë I ëndëron ti ketë kurse Komuna e Drenasit Falë Drejtuesit të saj Ramiz LLadrovcit I ka të gjitha.

 

Një njeri I besueshëm që e zgjodhi populli sepse e dinte që një kryetar si ky nuk vinte më, Populli e din më së miri prandaj populli vendosi që të zgjedh më të mirin.

 

Ramiz Lladrovci, ka lindur me 3 Janar të vitit 1966, në fshatin Gllanasellë në Drenas.

Arsimin fillor e ka përfunduar në fshatin Dobroshevë, derisa atë të mesëm e ka vijuar në gjimnazin e Therandës.

 

Ish-ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Tiranë, i ka përfunduar studimet themelore në agroekonomi, në Fakultetin e Bujqësisë, në Universitetin e Prishtinës në vitin 2005. Ndërsa, masterin e shkencave juridike, drejtimi: juridiko-financiare, e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2008. Lladrovci tash është kandidat për titullin Doktor i Shkencave Juridike (PHD), në Fakultetin Juridik  në UP.

 

Pas gjithë këtij angazhimi Lladrovci me kandidimin e tij për kryetar të Drenasit ai dëshmoi se plani I tij për të ardhmen është të sheh vendin e tij duke ecur përpara, dhe pas zgjedhjes si I pari I Drenasit ai e mbajti fjalën.

 

Aktivitete dhe funksionet, të cilat i ka ushtruar kryetari i Drenasit janë: Ushtrues i detyrës se ambasadorit të Kosovës në Tiranë; drejtor menaxhues, NPN “Er-Com”, Prishtinë (2009); Këshilltar në kompaninë NNSh, “Përparimi”, në Drenas (2008); shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës (2006-2008); anëtar i grupit të ekspertëve për Fushën e Ekonomisë dhe Financave i Ekipit Negociator të Kosovës (2005-2008); këshilltar i lartë i bordit të drejtorëve në kompaninë “Kujtesa”(2003-2006); shef i shërbimeve mbështetëse dhe shef i kabinetit të komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së (2001-2003); oficer i ndërlidhjes në mes TMK-së dhe Forcave Ushtarake të Republikës së Shqipërisë (1999-2003); zëvendëskomandant i Gardës së Kosovës dhe Grupit për Reagime të Shpejta (GGRSH), (1999-2001); drejtues i Zyrës ndërlidhëse të UÇK-së, në Tiranë (1998-1999); drejtor administrativ i fondit “Vendlindja Thërret” (1998-1999); pjesëtar i UÇK-së (1991-1999); sekretar i Nënkëshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në Drenas (1990-1993)!

Duke e parë bagazhin e tij politik Qytetarët e komunës së Drenasit nuk kishin frikë dhe shumica vendosi për më të mirin duke mos nguruar dhe duke qenë të bindur se vota e tyre nesër do të këtë një peshë të madhe për Drenasin

Lladrovci, përveç gjuhës amtare, flet edhe katër gjuhë të huaja. Në biografinë e tij shkruan se ai zotëron gjuhën gjermane, angleze, serbe dhe kroate.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Gusht 4, 2018 12:10
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.