Të enjten, afati i fundit për paraqitjen e tatimit vjetor

Të enjten, afati i fundit për paraqitjen e tatimit vjetor

Qytetarët përsëri presin momentin e fundit për t’i paraqitur tatimet e tyre. Edhe 170 mijë qytetarë deri të enjten, kur edhe është dita e fundit, pritet t’i dorëzojnë paraqitjet vjetore të tatimit pranë sporteleve të DAP.

Siç informojnë nga DAP deri dje janë dorëzuar mbi 230 mijë paraqitje të tatimit, prej të cilave më tepër në Shkup me mbi 86 mijë paraqitje.

Nga Drejtoria përkujtojnë se qytetarët mund t’i dorëzojnë paraqitjet edhe në pikat plotësuese e DAP në Qendër si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom. Këtë vit qytetarët për herë të fundit e kanë obligim të dorëzojnë paraqitje vjetore të tatimit, pasi nga viti i ardhshëm këtë do ta bëjë DAP.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2018 10:56

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
22°
21°
Fri
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE