Të gjelbrit europianë: Bllokada e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të ishte gabim historik

Të gjelbrit europianë: Bllokada e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të ishte gabim historik

Me rastin e vizitës së presidentit Stevo Pendarovski në Bruksel, partia e Të gjelbërve Evropianë kërkojnë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropianë urgjentisht të hapin negociata me Maqedoninë e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s.

Ne, Të gjelbrit Europianë, u rekomandojmë urgjentisht vendeve anëtare të BE-së që të ndihmojnë për hapjen e proceseve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut. Bllokimi i këtij vendimi të rëndësishëm tani do të thotë gabim nga dimensionet historike, do të ketë pasoja ekstreme negative për sigurinë evropiane, për stabilitetin e Ballkanit dhe për kredibilitetin e BE-së në skenën ndërkombëtare. Kjo do të jetë edhe tradhti e tmerrshme ndaj popullit në Maqedoninë e Veriut, kumtoi bashkëkryetari i partisë, Rajnhard Butikofer.

Të gjelbrit theksojnë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka treguar besim në demokracinë evropiane dhe besim në politikën në dyer të hapura të BE-së përmes arritjes së marrëveshjes me Greqinë, të konfirmuar nga qytetarët në referendum.

“Është e qartë se këtë herë nuk do të shkojë menjëherë, do të duhet kohë dhe përpjekje dhe pa implementim të plotë të Kritereve të Kopenhagës, anëtarësimi do të jetë i pamundur, por Maqedonia e Veriut ka fituar, përmes veprave të saja, që e drejta më në fund të fillojë të avancohet ndaj përfshirjes së plotë në familjen evropiane të kombeve”, konsiderojnë Të gjelbrit evropianë, në më pak se një javë deri në Këshillin kyç të BE-së në të cilin do të duhet të debatohet për këtë çështje.

Të gjelbrit u bëjnë thirrje qeverive të vendeve anëtare të BE-së të tregojnë “të paktën gjysmë nga guximi që e treguan qytetarët e Maqedonisë së Veriut” dhe të japin dritë jeshile për negociatat me BE-në.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 21:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...