Të larguarit nga vendi nuk është zgjidhje, por vetëm një dhimbje më shumë!

Të larguarit nga vendi nuk është zgjidhje, por vetëm një dhimbje më shumë!

(Ky shkrim është i publikuar para dy viteve, por që fatkeqësisht akoma është aktual)

AUTOR: Imer Iljasi

Rast i cili pasqyron shkrirjen e qiriut për tu sjell dritë të tjerëve është largimi i rinisë nga vendi ynë. Çdo ditë e më shumë rritet numri i të rinjve shqiptarë që marrin rrugën drejt shteteve evropiane.

Shkaqet e ikjes nga vendi janë të llojllojshme, por ajo e cila vlen të theksohet është që shpresat e të rinjve për një të ardhme të bukur në vendlindjet e tyre janë shumë të vogla, madje dhe jo ekzistuese. Është normale secili prej nesh dëshiron që të siguroj një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të lumtur për veten dhe fëmijët. Nuk kanë faj edhe ata të shkretë që po ikin dhe po braktisin vendin, fundja ç’duhet ta çosh jetën dëm në një shtet të tillë siç është Maqedonia?

Faktorët e shpërnguljes janë të shumtë, e më kryesorët janë: Kriza ekonomike, mungesa e mirëqenies sociale, mospasja e sigurisë së nevojshme shëndetësore, si dhe më kryesorja dëshira për një jetë më të mirë drejt një vendi ku vlerësohesh si individ, familjar dhe pjesëtar i një shoqërie të civilizuar.

Imagjinatë e bukur sikur vendet evropiane të hapnin dyert dhe të mirëprisnin emigrantët si mysafir të tyre. Por realiteti është i dhimbshëm. Mysafirët e paftuar jo gjithmonë janë të dëshiruar. Të ngecësh në udhëkryq dhe mos të kesh idenë ka të ja mbash jo për të gjithë është e përballueshme. Pa ditur gjuhë pa njohur vendin ku do vetesh o i shkretë?

Vallë aq e mjerueshme është gjendja në vendin tonë sa të marrim parasysh çdo sfidë vetëm për tu larguar? Jo të gjithë i mendojnë pasojat negative të emigrimit. Ka kohë që kanë ikur vitet e 90ta, tash më konkurrenca në tregun e punës është më e madhe. Për të patur mundësi që një punëdhënës të të pranoj në biznesin e tij nevojitet kualifikim i lart. Ndërsa rinia jonë nënvlerëson këtë fakt. Falë të parëve tanë, që migruan dekada më herët të rinjtë që largohen sot kanë ku të fusin kokën. Por halle nuk kanë vetëm vendasit tanë, dhe ata që janë atje kanë obligimet e tyre. Zemërgjerësia e diasporës asnjëherë nuk na ka lënë në balt por dhe kjo mirësia s’duhet keqpërdorur. Fatkeqësisht shumica e atyre që largohen nuk mendojnë fare se sa bar ju bëhen atyre atje. Pa gjuhë, pa eksperiencë pune, pa njohje në cilin vend të vetesh nuk ta mbush njeri xhepin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 28, 2019 13:57
Loading...