Të shtunën mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin Avni Elmazi nga Sërmnova

Të shtunën mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin Avni Elmazi nga Sërmnova

Akademi përkujtimore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të vdekjes misterioze të dëshmorit të kombit, Avni Elmazi, nga fshati Sërmovë, kanë paralajmëruar miqë, shokë e familjarë të tij. Akademia do të mbahet të shtunën e kësaj jave, njofton FLAKA.

Këshilli organizativ tanimë ka bërë të gjitha parapërgatitjet për shënimin e këtij përvjetori mbi jetën dhe veprën e veprimtarit Avni Elmazi. Në mbledhjen e fundit, e mbajtur në hapësirat e UNS – Gostivar, ata shpalosën se, Akademia do të mbahet në Pallatin për Kultur në Gostivar e ku do të jepet edhe një dokumentarë i cili do të zbulojë detajisht kush ishte Avniu. Fillimisht Këshilli organizativ, ka vendosur që të njejtën ditë, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, bashkëveprimtarët, familjarët e dëshmorëve, miqtë dhe bashkëvendasit, aty ku prehen eshtrat e dëshmorit, të vendosen buqeta me lule.

Nafija Zendeli-Ziberi, veprimtare e çështjes kombëtare dhe ish e burgosur politike, njëherit anëtare e Këshillit organizativ që përkujton rënien e Avni Elmazit, theksoi se homazhet do të zhvillohen në ora 16, kurse Adakdemia në ora 19.

“Pas disa takimeve që kemi mbajtur ne si Këshill organizativ e duke gjetur përkrahjen e gjërë nga të gjithë shokët, miqët dhe të gjith ata që e kanë njohur për së afërmi Avni Elmazin, vendosëm të organizojmë Akademi për të, njëkohësisht të shënojmë 25 vjetorin e vdekjes misterioze të tij. Në takimin e fundit i konkretizuam në detaje gjërat që me datë 16 shtator, ditë e shtunëm, fillimisht nga ora 16 të bëhen homazhe në fshatin Sërmovë te vendprehja e eshtrave të Ani Elmazi. Nga ora 19 në Qendrën për Kultur do të mbahet Akademia ku do të jepet edhe dokumetari i përgatitur mbi jetën dhe veprën e veprimtarit Avi Elmazi”, deklaroi  Nafija Zendeli-Ziberi.

Nderime do të bëhen edhe tek varrezat e dy dëshmorëve të tjerë të fshatit Sërmovë, Naser Veliu dhe Ismail Memedi – komandant Fisheku.

Ndryshe, Avni Elmazi lindi me 10 korrik 1950 në Sërmovë, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa normalen në Gostivar. Punoi si mësues në fshati Tërnov dhe fshatin Padalisht prej vitit 1968 deri në vitin 1971. Ai më vonë bie në burg, ndërsa ka shkruar edhe librin “Idrizova, shtëpia e ferrit”.

Sapo del nga burgu ai vazhdon veprimtarinë me shokët dhe celulat që i kishte formuar paraprakisht. Ai nuk veproi vetëm në Gostivar. Avniu ishte aktiv edhe në qytete tjera të Maqedonisë, Kosovës dhe Diasporës.

Për shkak të gjendjes së vëshirë ekonomike ai migron në Itali, ndërkohë, që merr pjesë në aksionin “Familja ndihmon familje”, ku ai i ka ndihmuar një familje 12 antarëshe në Kosovë.

Me 12 shtator të vitit 1992, në moshën 42 vjeçare, ai vdes në vendin e punës në Itali. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2017 17:10

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°