Teatri i Gostivari shpalli konkurs për punësimin e tetë aktorëve

Teatri i Gostivari shpalli konkurs për punësimin e tetë aktorëve

Instituti Nacional – IT Teatri i Gostivarit – TGV ka publikuar konkursin për pranimin e tetë aktorëve të ri në teatër.  Shpallja Publike me numër rendor 3/2019 parashikon angazhimin në punë të tetë përmbaruesve në kohë të caktuar në kohëzgjatje prej pesë vitesh, njofton Gostivari Sot 

“Instituti Nacional – IT, Teagri i Gostivarit, ka nevojë për punësimin e tetë dhënës të shërbimeve publike në kulturë në kohë të caktuar pune në periudhë prej pesë vitesh, edhe atë në vendet e lira të punës: aktor grupa e katërt (8 përmbarues). Shkolla e lartë arte dramatike së paku 240 kredi të mbërritura sipas EKTS ose kryerjen e shkallës VII – 1, ose artet dramatike të shkollës së mesme”, thuhet në konkursin e hapur.

Për më tepër klikoni në linkun KËTU

Deri tani, Instituti Nacional – IT, Teagri i Gostivarit,  ka hapur edhe dy konkurse të tjera. E para lidhej me punësimin e tetë personave për kohë të caktuar pune në periudhë prej 5 vitesh, dhe konkursi i dytë ishte për punësimin e 16 kuadrove në kohëzgjatje të pacaktuar.

Konkursi 1

Konkursi 2

Konkursi 3

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 13, 2019 13:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.