Teatri i Tetovës, mungesë e aktoreve femra

Teatri i Tetovës, mungesë e aktoreve femra

Teatri i Tetovës përballet me mungesë të aktoreve femra. Drejtori i këtij institucioni kulturor Arsim Fazlia tha se në vend të kuadrit profesional qeveria ka dërguar 11 administratorë të angazhuar nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të cilët nuk plotësojnë vendet vakante.

“Kemi bërë kërkesë për pesë aktore por na është thënë që deri në fund të vitit do zgjidhet. Momentalisht kemi të punësuara tre aktore femra dhe regjisorët që vijnë për të bërë shfaqje nuk kanë mundësi zgjedhjeje. Është pengesë shkaku se edhe buxheti është i kufizuar dhe një pjesë të mjeteve shkon edhe për honorarët e aktoreve nga jashtë pastaj kemi probleme edhe gjatë reprizave sepse nuk i ke në kontroll ata që vinë nga jashtë”,- deklaroi Arsim Fazlia, drejtor i Teatri i Tetovës.

Ministria e Kulturës konfirmoi se ka pranuar kërkesën për punësimin e aktoreve por në kohën kur këtë dikaster e ka udhëhequr ish ministri Robert Allagjozoski.

Ministria e Kulturës

“Kërkesa ka ardhur më datën 26 mars 2018, që nënkupton se ka qenë e parashtruar 3 muaj para ardhjes se ministrit aktual. Arsyeja se pse ne nuk kemi qenë të njoftuar në lidhje me këtë lëndë është se përgjigjja ndaj një kërkese e cila parashtrohet në Ministri, në bazë të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, është 60 ditë, që nënkupton se lënda në fjalë ka qenë e mbyllur”.

Sipas profesorit të Fakultetit të Arteve të Universitetit Tetovës, Senad Abduli çdo vit diplomohen aktorë cilësorë por mungon vullneti i qeverisë për angazhimin e tyre.

“Nnumri i aktorëve nuk është duke munguar në këtë fushë, mirëpo politikat Qeveritare dhe ato administrative dallojnë nga ajo që ne ofrojmë. E rëndësishme është që ne aktore kemi dhe janë të shkolluara mirë, pra është një grupë e mirë që ne mund t`ia ofrojmë tregut”,- deklaroi Senad Abduli, Profesor i Fakultetit të Arteve në UT.

Përveç aktorëve, teatri i Tetovës përballet edhe me mungesa të tjera dhe kushte elementare të punës.

“Këto probleme po na përcjellin tash e 15 vite më parë. Është pothuajse e njëjta gjë. Kanë vënë aty ca kaloriferë që fryjnë bëjnë zhurmë dhe vetëm se i pengojnë procesit. Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë në kushte të vështira. Kjo është një kushllus, është një vorbull pengesash që në vazhdimësi po vazhdon dhe po funksionon në situatën tonë”,- tha Muzafer Etemi, Aktor në Teatrin e Tetovës.

Teatri i Tetovës deri para dy viteve, shkaku i borxheve nuk arrinte dot të realizoj as projektet e parapara vjetore. (Alsat-m)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 26, 2018 20:04

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE