Tefta Cami vlerëson Ali Ahmetin

Tefta Cami vlerëson Ali Ahmetin

Vlerësimi per artikullin “VAZHDON LUFTA SPECIALE KUNDËR ALI AHMETIT”, të Ismet Sylejmanit, nga ana e ish-Ministres së Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë, Zonjës Tefta Cami!

Mirëmengjes dhe ju falenderoj për shkrimin, që më keni percjell, z. Ismet!

Përgëzime, nga ana ime, që keni përshkruar e keni bërë vleresime për kontributin e madh e të pakrahasuar atdhetarë të të madhit, z.Ali Ahmeti!

Historikisht janë sulmuar e luftuar liderët patriotë shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare, sepse kanë qenë e janë të pranishëm segmenti pansllavist te udhëhequr nga Rusia me Serbinë dhe kollonën e pestë me shqiptarë të shitur.

Dihet se, kush lufton për çështjen shqiptare, sulmohet e luftohet me të gjitha mjetet.

E rëndësishme është, që lufta i forcon dhe i bën me të guximshëm e me të vendosur herojtë atdhetarë shqiptarë si z. Ali Ahmeti, për të realizuar ëndrrën e strategjinë mbarëkombëtare për bashkimin e trojeve dhe të të gjithë shqiptarëve!

Me heronjë trima e të pamposhtur si z. Ali Ahmeti, besoj se çështja shqiptare ende e pazgjidhur, do të gjejë rrjedhen e vet të zgjidhjes brenda çerekut të parë të këtij shekulli, nëse BE do të ketë dëshirë e do të mbajë qëndrim të drejtë proshqiptarë.

Nderime e urime! Tefta Cami

Lexo:

VAZHDON LUFTA SPECIALE KUNDER ALI AHMETIT

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 2, 2019 09:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.