Tek klienti shqiptar me gjuhë të bastarduar

Tek klienti shqiptar me gjuhë të bastarduar

Sipërmarrjet tregtare nuk zgjedhin mënyrën për të arritur deri tek plasmani i prodhimeve apo shërbimeve që ofrojnë. Kjo është krejt normale në një treg të lirë siç është Maqedonia. Me hapjen e supermarketeve zinxhirore në më tepër qytete, është bërë e mundur prania e prodhimeve të ndryshme ushqimore nga kompani të ndryshme prodhuese që ushtrojnë veprimtari në qytete të ndryshme të Maqedonisë, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka

Pjesë e asortimentit paraqiten edhe prodhime të ndryshme nga qytetet e Maqedonisë Lindore dhe gjetiu. Për shkak të përbërjes etnike të qyteteve të Maqedonisë veriperëndimore, kompanitë e tilla janë kujdesur që në prodhimet e plasura në treg të aplikojnë edhe gjuhën shqipe nëpër ambalazhe.

Një hap i tillë, për ekonomistët vlerësohet normale për të përvetësuar një treg të caktuar, por edhe në veprimet e tilla duhet të ketë një qasje serioze dhe profesionale, dhe jo vetëm sa për të ndjekur një standard. Përmbajtja e produkteve të tilla nxjerr në sipërfaqe bastardimin e gjuhës shqipe. Është evidente se disa kompani kanë përdorur fjalorin elektronik në internet “Google Translate”.

Së fundmi, një skandal me bastardimin e gjuhës shqipe e që mbushi rrjetet sociale ishte mbishkrimi në Market Vero në Çair të Shkupi.

“Parkingi është vendoshur vetëm për koshunoshur vetëm e super marketit Vero. 60 min maksimum parkiratme”, ky është teksti në gjuhën “shqipe” në tabelën për tregues parkimi në Super Marketin “VERO”.

Termet: vendoshur, koshunoshur, parkiratme ndodhen në mbishktimin në fjalë por që nuk gjejnë zbatim dhe nuk ndodhen në obusin e fjalorit në gjuhën shqipe. Kjo tabelë ndodhet përpara Super Marketit Vero në Çait të Shkupit, ndërsa fotot tani më qarkullojnë në rrjetet sociale.

Por ky rast nuk është i vetëm. “Flaka”, investigoi disa nga këto prodhime, dhe erdhi në përfundim që një pjesë e konsiderueshme e prodhimeve të këtyre kompanive plason në treg me gabime të shumta drejtshkrimore.

Përmbajtja e tekstin prej rreth 30 fjalëve shoqërohet me të paktën 20 gabime drejtshkrimore. Ndër prodhimet e tilla janë edhe prodhimet e qumështit “Vita Pela”, të kompanisë “Radenska”, nga Manastiri.

E njejta përësiritet edhe tek produktet e kompanisë “Zdravje”, ku titulli në ambalazhin e kashkavallit qëndron: “Përzier Kashkavall”, dhe siç mund të kosntatohet, edhe në këtë përkthim është shfrytëzuar “Google Translate”.

Së fundmi në rrjetet sociale qarkullon fotografia me prodhikin e ajvareve. Kompania “Makedonija” ka lëshuar në treg artikullin me ambalazh që përmban gabime shkrimore tek përmbajtja e artikullit.

”Ajvar i zemruar” qëndron në artikull”.

“Kompanitë bëjnë mirë kur u përshtaten rrethanave në treg. Aplikimi i gjuhës shqipe s’do mend se është një strategji e mirë jo vetëm për tregun vendas por edhe për shtetet fqinje siç janë Shqipëria dhe Kosova. Por gabimet e tilla teknike degradojnë së pari reputacionin e kompanive në fjalë. Të insistosh të depërtosh në treg dhe të bastardosh gjuhën e komunitetit të caktuar nuk e di sa mund të ketë efekt pozitiv. Madje mund të ketë refleksion negativ”, deklaron për Flakën ekonomisti Besart Bekteshi.

Ai thotë se konkurrenca në rritje është motivi që strategjia zhvillimore e kompanive prodhuese dhe shërbyese të jetë sa më joshëse, më e kapshme dhe më e pranishme tek konsumatorët, por mbi gjitha strategji duhet zbatuar me vëmendjen më të madhe.

Gabimet e tilla drejtshkrimore, nga albanologët shihen si neglizhencë, në këtë rast, nga drejtuesit e kompanive.

“Aplikimi i gjuhës standarde është detyrë e gjithsecilit aq më tepër e institucioneve dhe kompanive që ofrojnë shërbime publike, mbase gabimet eventuale apriori bien në sy të opinionit publik. Është imperativ i kohës mbrojtja institucionale, madje të parashikohen edhe gjoba për institucionet apo sipërmarrjet që bastardojnë sintaksën e një gjuhe të caktuar, në këtë rast të gjuhës shqipe. Nuk është ndonjë shpenzim i madh që kompani të caktuar në raste të tilla të angazhojnë lektorë të posaçëm. Është një shërbim që paguhet një herë dhe shfrytëzohet gjatë gjithë kohës. Rastet e tilla nuk janë të pakta në treg. Gabime drejtshkrimore mund të vërehen në shumë ambalazhe të produkteve të ndryshme”, thotë për Flakëm albanologu Irjan Mamudi.

Prodhimi Vita Pela, përmbajta origjinale e produktit:

Kos nga qumështi i Maqedonisë. AL: Kos likuid 3.2 % yq. Prodhuar nga pasteurized dhe homogjenizuar qumësht me 3.2 % yq. Me shtimin e kultura kos. Mbani temperaturën e 0 deri në 8 C. Mirë para datës shtypur në ambalazh. Nuk ka prespervatives. Vëllimi net: 1 litër. Shkundur para se të përdorni. Flaka

Driton Zenku
nga Driton Zenku Tetor 19, 2019 00:02

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA