Tension në veri të Kosovës, policia ndalon ekipin dhe tifozët e Crvena Zvezdës

Tension në veri të Kosovës, policia ndalon ekipin dhe tifozët e Crvena Zvezdës

Situatë e tensionuar paraqitet në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, aty ku autoritetet kanë ndaluar ekipin dhe tifozët serbë të Crvena Zvezdës. Një numër i madh personash ndodhen pranë pikës kufitare, po ashtu edhe trupa policorë që po përpiqen të mbajnë në kontroll situatën.

Deri më tani nuk raportohet për përplasje, por tifozët serbë vijojnë me thirrje kundër Republikës së Kosovës.

Ekipi i Crvena Zvezdës ka planifikuar të zhvillojë një ndeshje kundër klubit të serbëve të veriut “Trepça”, e vlefshme për Kupën e Serbisë. Ndonëse leja është marrë nga FIFA, Federata e Kosovare e Futbollit ka refuzuar që një ndeshje për Kupën e Serbisë të luhet brenda territorit të Kosovës.

Autoritetet janë shprehur të vendosura për të mos lejuar këtë ndeshje.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 13:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA