Tërmet i fuqishëm prej 7,5 ballësh godet Papua Guinenë e Re

Tërmet i fuqishëm prej 7,5 ballësh godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 7,5 ballësh sipas Rihterit ka goditur Papua Guinenë e Re.

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti në shtetin ishullor të Pacifikut ka ndodhur me epiqendër 45 kilometra në verilindje të qytetit Kokopo, në thellësi prej dhjetë kilometrash nën sipërfaqe.

Autoritetet përkatëse kanë dhënë alarm për cunami pas tërmetit.

Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 14, 2019 21:15

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.