Tesla përshpejton prodhimin duke shtrenjtuar çmimin e ngjyrave

Tesla përshpejton prodhimin duke shtrenjtuar çmimin e ngjyrave

Drejtori i Tesla-s, Elon Musk, njoftoi sot se kompania do të kufizojë gamën e ngjyrave në një ofertë standarde nga shtatë në pesë.

Është spekuluar se krijuesi amerikan i makinave elektrike ka ndërmarrë këtë hap për të përshpejtuar prodhimin dhe ka kompensuar afatet dhe vonesat në dërgimin e modelit Sedan 3, transmeton KosovaPress.

Tesla paraqiti një çmim shtesë për variantet e ngjyrave Obsidina Black Metallic dhe Silver Metallic, të cilën Muska e shpjegoi me “amortizimin e prodhimit”. Musk nuk ka sqaruar pse ngjyrat metalike janë bërë “problematike” dhe çfarë do të thotë për atë “çmim më i lartë”.

Ai megjithatë ka qetësuar pronarët e shqetësuar të makinave me ngjyrat e larguara nga prodhimi duke thënë se Tesla do të vazhdojë me servisimin e makinave në të gjitha ngjyrat.

Drejtori i Tesla-s ka vendosur për muajin gusht objektivin e prodhimit të 6 mijë veturave Model 3 në javë, por niveli aktual është rreth 3.500, vlerëson Bloomberg.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2018 23:02
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
9°
Wed
12°
Thu
16°
Fri
16°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...