Tesla pretendon se Model 3 është makina më e sigurt në planet

Tesla pretendon se Model 3 është makina më e sigurt në planet

Model X dhe Model S pritet të jenë në vendin e dytë dhe të tret, sa i përket sigurisë.

Autoriteti më i lartë i shteteve të Bashkuara, që merret me sigurinë e makinave, i ka dhënë pesë yje për Tesla Model 3, si makinë e sigurt në rast përplasjes.

Tani zyrtarë nga Tesla, konsiderojnë se mundësitë e lëndimit të pasagjerëve në rast të përplasjes, janë zero apo minimale.

“Jo vetëm që Model 3 fitoi nga pesë yje sigurinë në çdo kategori dhe nënkategori, por mundësitë për lëndim në rast aksidenti janë zero. Kjo e bën makinën më të sigurt në planet”, thuhet në raportin e kompanisë.

Arsyeja kryesore që kjo makinë është kaq e sigurt – gjë që vlen për të gjitha Teslat – janë bateritë e rëna në pjesën e poshtme, që ia pamundësojnë rrotullimin në rast të përplasjes.

Në të njëjtën kohë, konsiderohet se ‘largon fuqinë e përplasjes prej pjesës së kabinës’, ndërsa pjesa e përparme është forcuar në atë formë, që të lehtësojë përplasjen në maksimum.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi Tesla konsideron se autoriteti amerikan për siguri të veturave, t’i japë të njëjtat nota edhe Model X dhe Model S, të cilat po ashtu kanë nivel të lartë sigurie.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 22:46
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE